Valbona refuzon ftesën e Laertit:Më ke bërë të ndihem femra më kot
Ju kujtohet që Laerti meqënëse e kaloi sfidën e Vëllait të Madh me sukses,fitoi mundësinë e një darke të cilën ftoi publikisht Valbonën meqënëse përkonte me ditëlindjen e saj.
Por nga Prime i fundit e deri tek darka,dinamika të tjera ndodhën dhe Valbona me Laertin nuk po notojnë në ujëra të qeta.
Valbona e refuzoi kërkesën e Laertit, duke theksuar se në momentin e parë që Laerti kishte përmendur emrin e saj, ajo kishte qenë shumë e lumtur, por sjelljet e tij gjatë ditëve të fundit kishin ndryshuar dhe tashmë nuk ishin të duhura e nuk ndihej e lumtur.
Laerti: Do vish me mua të hamë darkë?
Valbona: Do kisha dashur të ishin trëndafilat e tu këto
Laerti: Dje tu afrova ti nuk doje. Do vish të hash darkë me mua
Vabona: Nëse trëndafilat do ishin të tutë dhe do kishe ndryshuar ditën e time…Kur ti zgjodhe për të ngrënë atë darkë me mua ishte ndjesi shumë e bukur. Kur ti the emrin…
Laerti: Do apo jo? Do vish?
Valbona: Jo nuk dua te ha darkë me ty “Më ka bërë të ndihem femra më kot këtu në shtëpi”-tha Valbona për Laertin në një bisedë me Jozin.Laerti më pas e vijoi darkën vetëm, mes lotësh….
kryefjala.com