“Zbulova që isha i adoptuar nëpërmjet një ëndrre”, Bernardi: E mora vesh në moshën…

Ish-banori i shtëpisë së BBV, Bernard Hulme ka zbuluar historinë e birësimit të tij, e cila i konfuzoi ndjekësit. Teksa ishte i ftuar në “Pardon My French”, ai tha se është birësuar që kur ka qenë 6 muajsh.

‘Unë jam i birësuar që 6 muajsh, prindërit e mi vendosën që të mos e ndanin atë gjë me mua, por ashtu siç rodhi jeta në moshën 37-vjeçare mora vesh që isha i birësuar. Aty u shpalos një histori…’

Më pas, ai vijoi duke treguar të gjithë historinë:

‘Unë isha i vetmi person në familje që nuk e dija. Kam qenë i rrethuar me dashuri gjatë gjithë kohës dhe ka qenë e tepruar madje. Ashtu edhe kujdesi ndaj meje. Kam qenë qendra e vëmendjes, gjithmonë i përkujdesur dhe plot dashuri.

Kjo rodhi nga një histori tepër e veçantë. Ishim me kolegët e punës nga Vodafoni në një ambient lodrash ku aty ka edhe disa kabina të vogla për njerëz që tregojnë fatin. Shumë skeptik dhe absolutisht që nuk besoja në ato gjëra por i thashë shokut të ngushtë. Unë nuk hapa letra por i tregova një ëndërr që kisha mbi 10 vite që e shihja dhe ishte e njëjta ëndërr nga fillimi deri në fund, ajo më thotë se nëna jote biologjike është duke të të kërkuar. Nuk u shokova sepse thashë që kjo është arsyeja se pse nuk shkoj në vende të tilla’

Ai shtoi:

‘Por kur shkoj në shtëpi kuptova që kurioziteti mbeti aty thjesht nuk isha në shok. Shokimi nga kjo erdhi pasi unë i kam shkruar gocës së dajës realisht dhe i thashë sa kohë ke që e di. Ajo më tha: Kam gjithë jetën që prisja të ma bëje këtë pyetje. Aty filloi një periudhë shumë e vështirë që nuk po gjeja vetveten dhe nga ana tjetër po sigurohesha që familja ime është mirë. Sapo isha ndarë pak a shumë, babai ndërroi jetë. Kështu që u bënë disa gjëra’

voxnews.al