J.Lo sapo na magjepsi me fustanin e Valdrin Sahitit

Jennifer Lopez nuk i duhet shumë punë për të rrëmbyer vëmendjen dhe magjepsur botën, por fustani i veshur në premierën e “Kiss of the Spider Woman” ia bëri shumë më të lehtë që të shkëlqente.

I punuar deri në detaj, fustani që nxjerr në pah elegancën e këngëtares dhe aktores, është punuar nga dizanjeri shqiptar, Valdrin Sahiti. Fustani është krijuar tërësisht nga dantella e zezë. Mbi pjesën e sipërme qëndron një rrjetë vezulluese e krijuar nga qindra kristale që përqendrohet në anën e djathë të ijeve të Lopez dhe shtrihet në mënyrë asimetrike, duke krijuar efektin e rrjetës së merimangës.

Fustani i krijuar nga Valdrin Sahiti nuk kaloi pa u vënë re, ku shumë media ndërkombëtare i dedikuan artikuj këtij punimi.

Por, kjo nuk është hera e parë që dizanjeri shqiptar vesh personazhe të njohur globalisht.

Në vitin 2023, ai veshi aktoren Halle Bailey, protagonistja e filmit “Sirena e vogël”, e cila u shfaq në premierën e filmit në “Hollywood” me një fustan mahnitës nga dizajneri Valdrin Sahiti.

Po ashtu, ai ka veshur edhe Beyonce në mbrëmjen pre-Grammy Gala të organizuar nga producenti amerikan Clive Davis.

Të tjerë emra që besuan te dizajneri shqiptar janë Fanrasia Taylor, Yvonne Ojri, Bebe Rexha dhe Iskra Lawrende. Po kështu ai krijoi fustanin e Cardi B për një fushatë të Palms Casino Resort në Las Vegas.

Ekipet e stilistëve të personazheve të famshëm kërkojnë gjithandej për punë origjinale dhe kjo metodë pune i ka sjellë disa herë te krijuesit shqiptarë, që nuk njihen shumë në perëndim dhe realizojnë fustane fantastike për të tilla evente.

Anabelmagazine