Aksident me ski/ Ndahet nga jeta në moshën 52-vjeçare ylli i Netflix
Lynn Bunn, stilistja e bizhuterive dhe ylli i Netflix’s Bling Empire: New York, ka vdekur në moshën 52-vjeçare pas një aksidenti në ski. Pas lëndimit të saj, Ban iu nënshtrua një operacioni urgjent në tru, por nuk pati sukses.
Lajmin e ka bërë të ditur djali i saj, Sebastian, përmes një postimi në Instagram mëngjesin e së mërkurës. Djali i saj ka postuar disa foto të tyre së bashku.
Në mbishkrimin e postimit, Sebastian shkroi: “Për ndjekësit e mamasë sime: Nëna ime ndërroi jetë të hënën. Do të doja të tregoja se kush ishte në të vërtetë nëna ime. Ajo ishte dhe do të jetë gjithmonë shoqja ime më e mirë, nëna më e mirë për mua dhe një person që kujdesej për të gjithë. Ajo gjithmonë kishte një buzëqeshje në fytyrën e saj, edhe kur periudhat e saj ishin të vështira gjatë rikuperimit. Ajo ishte një luftëtare deri në fund dhe gruaja më e fortë që kam takuar ndonjëherë”.
Ai më pas shtoi: “Ajo ishte nëna më e lezetshme që mund të kërkoja. Ajo u kujdes për mua, babain tim dhe gjithë familjen tonë gjatë gjithë jetës së saj. Edhe pse ajo nuk është më këtu, do të bëj gjithçka që kam në dorë që të mos harrohet kurrë dhe që jeta e saj të festohet ashtu siç e meriton. Si mesazh i fundit për mamin, do të doja të them se do të më mungosh përgjithmonë dhe do të mbyll me diçka që më thoshte gjithmonë “të dua më shumë se jetën time” mami”.
Lin Ban u bë e njohur për publikun e gjerë përmes pjesëmarrjes së saj në reality show “Bling Empire” i cili u shfaq premierë në Netflix në vitin 2023 dhe paraqet sipas përmbledhjes “një grup të ri amerikanësh aziatikë të pasur, të sofistikuar dhe tepër argëtues nga Nju Jorku”.
tpz.al