Rajmonda Balilaj u dënua me 2 vite BURG për korrupsion nga GJKKO, ish-kryebashkiakja e Patosit “VUAN” dënimin në plazhet e Meksikës!

Qarkullon prej kohësh legjenda urbane se drejtësia e re i ka futur frikën në palcë zyrtarëve të korrruptuar në qeveri në bashki dhe çdo institucion ku menaxhohen paratë e taksave të qytetarëve.

Vetëm se shembulli i Rajmonda Balilajt, ish kryetare e bashkisë së Patosit që u dënua një javë më parë për trukimin e tenderave të kqëtij qyteti, ngjan me një tallje që bie ndesh me frymën e propagandës që ka ngritur mitin e SPAK dhe të drejtësisë së re.

Balilaj u shpall fajtore për trukimin e tenderave gjatë kohës kur drejtonte Bashkinë e Patosit.

Ajo bëri një gafë të trashë, kur shpalli në televizion fituesin e një tenderi me fond limit 67 milion lekë, ndërkohë që procedura nuk ishte mbyllur ende zyrtarisht.

Nga verifikimet që bënë prokurorët, procesi shkoi në gjykatë dhe për këtë tender, ajo mori dënimin përkatës me burg, të cilin më vonë gjykata ia konvertoi dënimin nga burg, në 2 vjet e 8 muaj shërbim prove.

Pra, zyrtarisht gjykata pranoi korrupsionin me tenderat në Patos por praktikisht e amnistoi zyrtaren e lartë socialiste.

Dhe këtë amnisti ajo e ka festuar me një udhëtim drejt plazheve të Meksikës, nga ku ka postuar disa foto, që i ka shpërndarë në rrjetet sociale.

Me fotot, kryebashkiakja duket sikur përshëndet nga plazhet e Meksikës jo vetëm prokurorët dhe gjykatësit e drejtësisë së re, por edhe qytetarët që e zgjodhën për të menaxhuar taksat e tyre./Lapsi.al

voxnews.al