Alban Ramosaj i rikthehet muzikës

Alban Ramosaj ka ndarë një lajm të papritur në Instagramin e tij, duke njoftuar publikimin e këngës së tij të parë, “Heartbreak Motel”, më 31 janar. Ky është një rikthim i shumëpritur për artistin, i cili më parë kishte deklaruar se e kishte mbyllur kapitullin e tij në muzikë.

Ramosaj shpërndau në gusht të 2023 një letër emocionuese për ndjekësit e tij, ku rrëfeu vështirësitë artistike dhe kreative që e çuan drejt këtij vendimi të vështirë.

“Një letër për publikun tim të dashur të ‘Koloseut’” – kështu e nisi ai shkrimin në Instagram, duke folur për luftën e brendshme mes aspiratave të tij si artist dhe ndikimeve të jashtme që, sipas tij, komprometuan thelbin e krijimtarisë së tij.

Ramosaj përmendi sfidën e ruajtjes së origjinalitetit në një ambient që shpesh është i padrejtë dhe i pafavorshëm. “Ajo që nisi si një ëndërr, një pasion i palodhur… është duke u zbehur. Fusha e betejës ka lënë fëmijën tim të brendshëm të plagosur,” shkroi ai, duke përshkruar me fjalë poetike ndjesitë e tij të brendshme.

Por mesa duket, flaka kreative e Alban Ramosajt nuk është shuar plotësisht. “Heartbreak Motel” mund të jetë fillimi i një kapitulli të ri për artistin.

Anabelmagazine