Foto/ Loredana dhe Karim Adeyemi i japin fund beqarisë!
Këngëtarja shqiptare, Loredana, i ka dhënë fund beqarisë dhe ka celebruar dashurinë e saj me futbollistin gjerman, Karim Adejemi.
Lajmin për celebrimin e tyre e ka dhënë vetë ajo përmes një postimi në rrjetet sociale. Loredana ka publikuar një foto krah bashkëshortit të saj, teksa tregojnë duart me unazat në gisht.
“02.10.2024 Përgjithmonë”, shkruan këngëtarja.
Kujtojmë se një vit më parë Loredana ka konfirmuar lidhjen me Adejemin, i cili është 6 vite më i vogël.
Që nga dita që bën publike romancën e tyre, çifti nuk është ndalur së postuari së bashku momente nga dita e tyre, ku nuk mungojnë dhe çastet nga ndeshjet e tij të futbollistit.
Loredana më herët ka qenë në një lidhje me këngëtarin shqiptar, Gramoz Aliu, i njohur ne noftën ‘Mozzik’, e të cilin ka dhe një vajzë, Hanën.
Bordo