Nuk fitoi as këtë vit, ‘thumbon’ Elvana Gjata: 10 herë bie e 11 herë do ngrihem
Këngëtarja Elvana Gjata është renditur sërish e dyta në Festivalin e Këngës në RTSH, duke mos arritur as këtë herë që të përfaqësojë vendin tonë në Eurovizion.
Artistja konkurroi me “Karnaval” në Fest 63 dhe u rendit e dyta, pas këngës “Zjerm” të “Shkodra Elektronike”.
Pas shpalles së rezultateve, Elvana Gjata iu drejtua me një mesazh fansave të saj, duke i kërkuar që të mos mërziten.
“Jeta më ka mësuar që 10 herë të bie, 11 herë do të ngrihem”, u shpreh artistja.
Këngatarja u dha edhe një mesazh teksa theksoi se asnjë lot nuk është final.
“Ju dua, ju dua shumë. Faleminderit me gjithë zemër. Mos harroni që jeta është një karnaval dhe asnjë lot nuk është final. Ju dua shumë, mos u mërzisni të gjithë fansat e mi që kanë ardhur të më mbështesin, jeta më ka mësuar që 10 herë të bie, 11 herë do të ngrihem”, tha këngëtarja, para se të largohej nga skena.
Kujtojmë që Elvana Gjata konkurroi edhe në Fest ‘58 ku sërish zuri vendin e dytë, ndërsa e para u rendit Arilena Ara.
Zhgënjimi në sytë e saj u shfaq që në momentin kur emrin i Elvanës u thirr si fituese e vendit të dytë. Këngëtarja menjëherë pas kësaj është larguar nga skena.
Ajo madje nuk i dha dorën fitueses së festivalit, Arilenës dhe nuk mori pjesë në emisionin post-festival.
liberale.al