“Bën magji”/ Beyonce surprizon stilistin shqiptar, Valdrin Sahitin
Valdrin Sahiti, stilisti i njohur shqiptar, ka ndarë një moment të veçantë me ndjekësit e tij. Ai ka marrë një tufë madhështore me trëndafila të bardhë dhe një letër falënderimi nga vetë Beyonce. Në mesazhin e saj, ylli botëror e falënderon Sahitin për krijimin e fustaneve më të bukura dhe për energjinë pozitive që i ka sjellë.
“Valdrin, faleminderit shumë që bën magji të ndodhë dhe krijon fustanet më të bukura! Të dërgoj gëzim dhe dashuri. Beyonce,” shkruhet në mesazh.
Ky gjest i veçantë konfirmon bashkëpunimin mes stilistit shqiptar dhe një prej emrave më të mëdhenj të muzikës botërore.
iconstyle.al