Elvis Pupa jep lajmin që s’pritej: Duhet të zgjaste aq sa zgjati, ç’po planifikoj të bëj në vazhdim

Elvis Pupa është komediani që ka njoftuar largimin nga emisioni “M’fal për shprehjen” që transmetohej në Digitalb. Me anë të një statusi në profilet zyrtare ai njofton ndjekësit se do të nisë një tjetër projekt televiziv këtë sezon. “Përshëndetje! Po ju shkruaj duke ju thënë: “M’falni për heshtjen”. Po ju përgjigjem tani pasi i kam lexuar të gjitha mesazhet dhe komentet ku pyesni: Kur do të fillojë sezoni i ri? Nëse ka një arsye që “M’fal për shprehjen” triumfoi vërtet suksesshëm, është falë punës, përkushtimit e mbështetjes së të gjithë stafit realizues si dhe faktit që ai program duhej të zgjaste aq sa zgjati. Nga eksperienca them se ka ardhur momenti për një tjetër sfidë, një tjetër projekt ndryshe dhe tërësisht personal në kuptimin e plotë të fjalës.Përveç interpretimit unë do të jem dhe producenti i programit krejtësisht të ri, puna për të cilin ka nisur. Më lejoni t’ju them vetëm kaq për momentin. Sinqerisht falënderoj me zemër “DigitAlb” dhe të gjithë bashkëpunëtorët e “M’fal për shprehjen”. Mirë u shifshim së shpejti në emisionin e ri!”, citohet në statusin e tij në facebook. Ndërsa për përdoruesit e rrjetit Instagram ai ka shkruar statusin më poshtë: “Përshëndetje! Ju falenderoj shumë për mbështetjen!Për të gjithë ju që më keni pyetur në komente dhe inbox, programi i ri nuk do të jetë në DigitAlb. Surpriza të bukura janë rrugës”. Le të shohim se cili do të jetë formati i ri i Pupës, i cili kujtojmë që u kthye nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për “M’fal për shprehjen”.