“Kam bërë hundën, fytin…”, Amber tregon operacionet që ka bërë

Amber Candy brenda pak orësh pas hyrjes në shtëpinë e Big Brother VIP është kthyer në një nga banoret më të komentuara. Sot gjatë një bisede me Gerta Gixharin, Amber ka treguar se së fundmi ka bërë operacion fytin për të hequr lakun e kërcit ose siç quhet “molla e Adamit”.

Amber tregoi se nuk ishte operacion i vështirë edhe pse e mendonte kështu.

”Kam bërë hundën, fytin…Kam bërë shumë operacione. Por nuk do bëj të tjera. Nuk dua të bëhem shumë fallco. Nuk vuaj për të qenë e bukur. Dua të rri brenda kornizës. Kam bërë ato që duhet të bëhen”, tha Amber.

Revista Who