“E lumtur që ekziston”- Këngëtari Elgit Doda festoi ditëlindjen, Klea Huta dedikim emocionues për partnerin e saj
Ditën e djeshme këngëtari i njohur Elgit Doda festoi ditëlindjen e tij. Ishte partneria e tij, Klea Huta, e cila e bëri të ditur këtë lajm të gëzueshëm, përmes një postimi në rrjetet sociale.
Përmes një fotografie të postuar në Instastory, Klea ka shkruar edhe disa fjalë emocionuese për partnerin e saj.
“Jetofsh i qetë e i lumtur sa të dojë shpirti ty, shpirti im. Nuk e di cili nga ne të dy e zgjodhi tjetrin për këtë eksperiencë fizike para se të vinim në tokë, por jam e lumtur që ti ekziston. Të dua për atë që je, për shpirtin tënd të bukur. Do ta gëzoj ditën tënde të lindjes gjithmonë”, shkruan Klea.
Kujtojmë se çifti ka disa vite bashkë dhe në imazhet e përcjella për publikun duken tejet të lumtur.
living.al