Elsa Lila zbulon ku do t’i kalojë festat e fundvitit dhe projektet e saj për 2025-ën
Artistja Elsa Lila ka sjellë një vit të mbushur plotë projekte për publikun shqiptar të cilët e duan dhe e duartrokasin fortë.
2024 për të ishte një vit shumëdimensional, që përveç muzikës, Elsa na solli përmes rreshtatsh edhe si shkrimtare periudhën e vështirë të qëndrimit në burg dhe që koha tregoi pafajësinë e saj.
Në kopertinën më të fundit të LIVING, artistja mes të tjerash na zbuloi edhe se si do t’i kalonte festat e fundvitit 2024 dhe cilat janë projektet e saj për 2025-ën.
“Festat do t’i kaloj me vajzën time Evita dhe me familjen time në Tiranë, mbasi të kem festuar me të gjithë ju në Pallatin e Kongreseve. Gjatë vitit 2025 do të kem përsëri shumë punë kreative. Do të përkthej në italisht librin tim, do të realizoj një versionin audio të tij, do të shkruaj këngë të reja, madje do të shkruaj edhe një libër tjetër dhe do të sjell në fundvit këngë të tjera në shqip për festat. Të jetosh si artist, do të thotë të krijosh edhe kur fle.
Ju uroj të gjithëve të jeni të lumtur dhe në harmoni me veten dhe botën jo vetëm në vitin që do të vijë, por gjithmonë!
Ju dua, Elsa”, është shprehur ikona e muzikës shqiptare dhe asaj italiane.
living.al