Shorti i Botërorit 2026, Shqipëria njeh kundërshtarët: Përballet me Serbinë
Kombëtarja Shqiptare njohu këtë të premte kundërshtarët për kualifikueset e “Kupës së Botës 2026”.
Në shortin e hedhur në selinë e FIFA-s në Zvicër, Shqipëria u shortua në grupin K, së bashku me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën.
Fushata eliminatore do të fillojë në muajin mars dhe do të mbyllet në muajin nëntor 2025. Më vonë do të publikohet edhe kalendari i plotë i ndeshjeve të kombëtares shqiptare, njofton Federata Shqiptare e Futbollit.
Shqipëria është përballur më parë me të gjithë kundërshtarët, mes të cilave edhe me Serbinë. Kujtojmë se ndeshja me Serbinë në Beograd u ndërpre për shkak të incidenteve të shkaktuara, ku nuk mungoi as dhuna fizike. Nuk është ende e qartë nëse nën vrazhdën e të tilla zhvillimeve, ndikuar nga gjeopolitika, ndeshjet mes Shqipërisë dhe Serbisë do të kenë një plan masash më të ashpra se zakonisht në ndeshjet e futbollit.
View this post on Instagram
Anabelmagazine