Donald Trump shpallet “Personi i Vitit” nga revista “Time”
Presidenti i ri i SHBA-së, Donald Trump është shpallur “Personi i Vitit” nga revista Time.
Viti 2024 shënon herën e shtatë radhazi që fituesi i zgjedhjeve presidenciale gjithashtu u shpall Personi i Vitit.
Trump u emërua personi i vitit në 2016 pas fitores së tij në zgjedhjet e atij viti.
Që nga Jimmy Carter, çdo president ka qenë personi i vitit të paktën një herë.
Gerald Ford ishte presidenti i fundit amerikan që nuk u shpall kurrë personi i vitit.
Ora News