U gjet i vdekur në makinë / Hetimet marrin kthesë të papritur! 47-vjeçari ishte duke kryer s*ks, dyshohet nga hipertensioni
Zbardhen shkaqet e vdekjes së një 47-vjeçari, i cili i gjet pa shenja jete në makinën e tij pasditen e djeshme në Korçë.
Policia e qytetit thotë se ai ishte duke kryer marrëdhënie seksuale në momentin që dyshohet se ka ndërruar jetë. Për këtë, ësjtë arrestuar një 37-vjeçare e cila akuzohet për veprën penale të “prostitucionit”.
Policia e Korçës thotë se ka dyshime që gjatë aktit seksual, ai të ketë ndërruar jetë si pasojë e hipertensionit.
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për shtetasin M. Ç., 47 vjeç, që u gjet i pajetë në automjetin e tij, në lagjen nr.10 Korçë, dhe nga veprimet e para u dyshua se kishte humbur jetën për shkaqe natyrale, ju informojmë se:
Nga veprimet hetimore të deritanishme, të kryera nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Korçë, në drejtimin e Prokurorisë së Korçës, është bërë i mundur identifikimi i shtetases V. Sh., 37 vjeçe, e cila rezulton se ka qenë në automjet, duke kryer marrëdhënie seksuale me shtetasin M. Ç., kundrejt pagesës. Nga hetimet dhe nga ekzaminimet e deritanishme mjekoligjore, dyshohet se 47-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e hipertensionit.
Në vijim të veprimeve për rastin, është arrestuar në flagrancë shtetasja V. Sh., 37 vjeçe, e dyshuar për veprën penale “Prostitucioni”.
Vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.
voxnews.al