“Do iki nëse Trump fiton…”, MODERATORES i ndodh e PAPRITURA pasi u largua nga SHBA!
Pasi komediania Ellen DeGeneres dhe partnerja e saj vendosën të largoheshin nga SHBA, shtëpia e re e aktores në Britaninë e Madhe u dëmtua nga përmbytjet.
Vila e prezantueses së njohur u shkatërrua nga përmbytjet që përfshinë Britaninë e Madhe.
Prona prej 43 hektarësh tashmë është e rrethuar nga një liqen si një moçal pas disa ditësh shiu dhe erë të dendur.
DeGeneres thuhet se u shpërngul jashtë vendit sepse nuk donte të jetonte në SHBA pasi Donald Trump fitoi zgjedhjet presidenciale këtë vit. Një burim i tha më parë TMZ se komediania dhe partnerja e saj u ndjenë të zhgënjyera nga rezultatet dhe u vendosën në shtëpinë e tyre në Mbretërinë e Bashkuar, të cilën thuhet se e blenë para zgjedhjeve.
Ndonëse mediat nuk zbuluan se prezantuesja 66-vjeçare foli kundër Trump, ajo mbështeti publikisht kandidaturën e Kamala Harris.
“Nuk ka asgjë më të fuqishme se një grua, koha e së cilës ka ardhur. Mezi pres që Kamala Harris të jetë presidentja jonë e ardhshme”-shkroi DeGeneres në Instagram. DeGeneres dhe De Rossi jetonin në Kaliforni, ku gjithashtu përjetuan edhe më herët përmbytje të rënda përpara se të shpërnguleshin.
Dyshja e cila është martuar që nga viti 2008, ka vënë në shitje rezidencën e tyre të shtrenjtë në Montecito, Kaliforni, dhe ka vendosur të fillojë një jetë të re jashtë vendit, pa asnjë plan për t’u kthyer në SHBA.
Komediania e njohur para disa muajsh festoi 15 vjet martesë me Portia de Rossi.
Prezantuesja e njohur dhe bashkëshortja e saj shpesh e shprehin dashurinë e tyre publikisht në rrjetet sociale. Me rastin e përvjetorit të tyre, Ellen DeGeneres ndau një postim në llogarinë e saj në Instagram, ku nuk i kurseu fjalët e bukura.
“Për gruan time prej 15 vitesh, unë dashurohem me ty çdo ditë. Jeta ime është e bekuar sepse ti je në të. Gëzuar përvjetorin”-shkroi ajo.
voxnews.al