“Uragani” Bert Aliaj rikthehet në Tiranë me çizme, sikur të ketë dalë nga pasarela e Rick Owens
Nga veshjet e ngrira monumentale si të kukullave tek çizmet me gomë, gjithçka që artisti vesh njësoj si stilisti kontravers amerikan
Artisti ekstravagant Robert Aliaj, i cili në jetë është shumë tradicional dhe i dedikuar pas bashkëshortes Moza e dy fëmijëve Krist e Gala është rikthyer në Tiranë, në pozicionin e anëtarit të jurisë së spektaklit “Dance with me”. I konsideruar si një “uragan” në ekranin shqiptar pasi nuk kursen askënd me rebelizmin dhe batutat e tij, Robert Aliaj vjen në sezonin e katërt të këtij show, ku konkurrojnë çifte VIP, në disa sfida kërcimi. Berti ka postuar në Instagram foton e parë para spektaklit, ku një mikeshë i ka zbuluar një sekret sa i takon stilit të veshjes.“Sikur ke dalë nga pasarela e Rick Owens”, shkruante ajo, për t’u pasuar nga nga një aprovim i vetë Bertit ndërsa ja kthen: “Sa e keqe, e ke kap hmmm!”. Shumë i komentuar për stilin e veçantë të veshjes, më në fund na zbulon modelin e frymëzimit, që e bën të duket vërtet shumë i guximshëm dhe i veçantë në sytë e publikut. Ai është Rick Owens, stilisti amerikan 55 vjeçar, i cili frymëzohet për krijimet e sfilatave nga bashkëshortja e tij që ruan profil të ulët në publik, Michèle Lamy. Rick Owens bie në sy për pamjen e veçantë, veshjet e të zezës dhe nuancat e saj, dhe këpucët në stilin e ushtarëve italianë të Luftës së II-të botërore. Në intervista të ndryshme për revista ndërkombëtare stilisti amerikan është shprehur: “Jam frymëzuar nga shumë dizajnerë të ndryshëm, si Le Corbusier, Joe Colombo, Jacques-Emile Ruhlmann. Më pëlqejnë shumë copat e vjetra që sytë e mi kanë parë kur isha fëmijë, pasi ato dukeshin shumë stoike dhe monumentale. Veshjet e mia qëndrojnë mbi fizikun e mashkullit njësoj si veshjet e ngrira të kukullave. Më pëlqen ky look monumentalist, racionalist italian. Ashtu si rrobat e mia, gjithçka e kam krijuar duke lëvizuar paksa nga sofistikimi, truk ky që krijon një lloj energjie të brendshme tek figura e personit që e vesh”. Padyshim që një shpirti artisti si Rick e ka bërë për vete Bertin, i cili vërtet duket sikur ka dalë nga pasarelat e tij. Tifozët më të shumë të Rick tashmë janë adhuruesit e këpucëve apo çizmeve të tij me bazë gome të plotë. Gjatë një interviste të fundit Rick Owens kujtoi kohën kur këpucët e tij ishin ende të panjohura, ndërsa u shpreh me pak ironi për te djeshmen dhe të sotmen e karrierës së tij duke iu drejtuar publikut:”Unë në të vërtetë përdorem nga ju për të formuar thembra prej gome, këpucë që dikur i keni hedhur tutje por që tani i dashuroni”, tha ai. Një palë të ngjashme ka veshur edhe Bert Aliaj, duke inaguruar kështu fillimin e sezonit të ri televiziv në ekran.
Rick Owens për stilin që “çmend” Bert Aiajn