Gea Braha: Jeta ime si modele mes luleve nga adhurues sekretë, miqësisë me futbollistët e deri tek propozimet për martesë
Tre vite më parë Gea Braha ishte brunia 21 vjeçare në atë kohë që bashkë me bionden Dorisa Kacorri u përzgjodhën në spektaklin “Summer fest” mes 200 vajzave, si velinat e programit investigativ “Fiks Fare”. Tashmë jeta e Geas duket se i ka të dy anët e medaljes pasi këtë vit është diplomuar në degën Financë-Bankë, ndërkohë që po shqyrton ofertat në televizion. Për tetë vite ajo ka kërcyer danc sportiv, është angazhuar me aktrim dhe është e apasionuar pas palestrës, fakt që e dëshmon dhe fiziku pefekt. Bashkë me një set fotosh ekskluzive të realizuara nga Sonny K Elson këtë verë, Gea vjen më një rrëfim të veçantë për revistën “Story” për sekretet e joshjes përtej formave dhe pamjes
Si një ish-velinë ndihesh e lumtur me fizikun, dhe çfarë mendon se i tundon më shumë meshkujt në pamjen tënde?
Fatmirësisht ndihem e lumtur për këtë pjesë, edhe pse asnjeri në këtë botë nuk është perfekt. Personalisht mendoj se një femër duhet të synojë të tundojë meshkujt përtej pamjes fizike.
Pas eksperiencës si velinë ti qëndrove pjesë e televizionit si gazetare sporti në platformën “Digitalb”. Ruan miqësi me futbollistët apo thjesht marrëdhënie pune?
Më vjen mirë të them se i kam miq pjesën më të madhe të tyre, duke qenë se ana profesionale më ka lidhur shpesh me ta!
Çfarë ambiciesh ke sa i takon karrierës në televizion, për shembull ku mund të të shohim këtë sezon të ri televiziv?
Kam disa opsione që po i shqyrtoj për të gjetur diçka që më përshtatet. Megjithatë ende nuk ka diçka konkrete. Besoj do të ngelet surprizë deri në realizimin e saj.
Dikur portalet shkruanin për lulet që të vinin nga një person anonim çdo të hënë në punë. E zbulove se kush ishte adhuruesi sekret?
Për mua i rëndësishëm ka qenë gjesti i bukur. Ishte padyshim lumturi të nisje javën e punës në atë mënyrë.
Je ndër modelet që ke shumë ndjekës në Instagram. Çfarë komplimentesh të bëjnë, dhe ka ndodhur që të ka propozuar dikush privatisht për martese=ë?
Besoj të gjitha femrat marrin komplimemte të shumta, veçanërisht në rrjetet sociale. Komplimentet janë nga më të ndryshmet, ndonëse jo të gjitha kam mundësi t’i lexoj. Sa për propozimet për martesë po, dhe mund të them se pjesa më e madhe e mesazheve janë propozime të tilla. (Qesh)
Një velinë si ty çfarë bën ndryshe aty ku festohet, për shembull kur del për një gotë në club je gjithmonë duke kërcyer apo e tërhequr në botën tënde?
Kohët e fundit jetën e natës e kam frekuentuar shumë rrallë, për të mos thënë aspak. Megjithatë kur vendos të dal diku për të dëgjuar muzikë të mirë, patjetër që jam gjatë gjithë kohës duke e shijuar në maksimum.