“Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?” Përgjigjet plot humor që jepte Dritëro Agolli për Sadijen

Shtëpitë e shkrimtarëve në çdo vend të botës, nuk janë vetëm të shkrimtarëve por edhe të bashkëshorteve të tyre sepse s’mund të ndodhë ndryshe.

Kështu do të jetë edhe Shtëpia Studio e Agollit sepse pa Sadijen, ajo do të ishte pa një pjesë të shpirtit.

Ja se si e kujton vajza e tyre, Elona Agolli, Dritëroin dhe Sadijen.

Pyetje dhe përgjigje me humor , ashtu siç Dritëro rëndom pëlqente…

Gazetari: Grindeni shpesh me gruan ?
Dritëro: Ata që duhen, torturojnë njëri-tjetrin. Ka periudha kur nuk grindem fare, atëherë më pushton një trishtim , pasi më duket sikur nuk e dua më. Kur filloj të grindem , qetësohem dhe them me vete: e dua! I keni parë macet në kohën e dashurisë kur grinden? Kur pushojnë së grinduri u pushon dhe dashuria dhe presin muajin shkurt për të bërë dashuri dhe për t’u grindur pak. Doemos unë nuk them që jeta të kalojë në grindje, vetëm se pa çaste zënkash s’ka dashuri.

Gazetari: Kur jeni zënë për herë të fundit?
Dritëro: Ja, edhe këto çaste. Unë dua të pi një gotë ver , ajo më thotë: mos pi se do të bësh intervistën… Intervista bëhet më mirë me pak verë. E dëgjoni si ma kthen, me verë , bën budallallëqe dhe marrëzira.

“Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?”

Gazetari: Gruaja juaj ideale përdor parfum apo jo ?
Dritëro: Si nuk përdor! Ku ka grua pa parfum! Edhe nëna ime që ishte një fshatarkë, e bënte vetë parfumin prej trëndafilash e barërash me erë. Gruaja është qënie që synon drejt luleve, drejt bukuris…

living.al