Detaje nga masat e SPAK për Hoxhën dhe Qynon, ja për se akuzohen
SPAK la lëshuar dje masa ndalimi ndaj gazetarëve të njohur të kronikës, Artan Hoxha dhe Elton Qyno.
Detajet mbi akuzat e SPAK ndaj tyre mbeten të paqarta, por sipas asaj që raportohet deri tani, gazetari Hoxha akuzohet si “anëtar i organizatës kriminale”, ndërsa gazetari Qyno akuzohet për “korrupsion”.
Siç u raportua paraprakisht, Hoxha është aktualisht nën masën “arrest në shtëpi”, ndërsa Qyno është me masën “detyrim paraqitje”. Ky operacion i SPAK është drejtuar nga prokurori Vladimir Mara.