Venera dhe Lindi Islami, prindër për herë të parë: “Momenti më i bukur i jetës”
Venera dhe Lind Islami do të bëhen prindër për herë të parë. Lajmin e pritjes së ëmbël, dyshja zgjodhën ta bëjnë të ditur përmes këngës.
Ata kanë publikuar albumin e tyre të ri, ku mes të tjerash, ajo që bie në sy është kënga “Mezi Pres”, e cila është një dedikim për vogëlushin/en që pritet të vijë në jetë.
“Erdhi dita, çeli jeta e re për ne
U rrit zemra e më shumë nxën brenda
Po jetojmë momentin më të bukur të jetës…
Frymëzimi për EP-në tonë të parë këtë herë erdhi nga një dritë përbrenda.
Zoti ju bekoftë!”, shkruan Venera në këngën e publikuar.
View this post on Instagram
Venera Lumani dhe Lind Islami kurorëzuan historinë e tyre të dashurisë më 7 tetor të vitit 2023.
Ata u njohën në vitin 2012 në “The Voice of Albania” dhe që prej atëherë nuk i janë ndarë më njëri-tjetrit. Në qershor të vitit 2018, njoftuan se ishin fejuar.
Anabelmagazine