Funerali i Liam Payne: Ish-anëtarët e One Direction bashkohen në nder të mikut të tyre
Anëtarët e One Direction mbërritën në një kishë në zonën e Londrës ditën e sotme për t’i dhënë lamtumirën e fundit Liam Payne, pak më shumë se një muaj pas vdekjes së këngëtarit.
Shërbimi privat u zhvillua në kishën e Shën Marisë në Amersham, ku arkivoli i Liam-it mbërriti me një karrocë me kuaj.
Një imazh tronditës tregon prindërit e Liamit, Karen dhe Geoff , duke parë arkivolin e tij të bartet në kishë.
Ish-shokët e grupit të One Direction të Liam, përfshirë Harry, Zayn Malik , Louis Tomlinson dhe Niall Horan u panë duke hyrë në kishë.
Kate Cassidy , e dashura e Liam, e cila ishte me të në Argjentinë disa ditë para se ai të vdiste , u pa duke hyrë gjithashtu në kishë.
Simon Cowell, i cili u takua me Liam kur ishte vetëm 14 vjeç dhe bëri audicionin për “X Factor” ka bërë nderimet e tij.
Liam vdiq pasi u rrëzua nga kati i tretë i dhomës së tij në Buenos Aires më 16 tetor. Tre të dyshuar janë akuzuar në lidhje me vdekjen e tij.
Që nga vdekja e Liam ka pasur një vërshim dashurie nga njerëzit më të afërt me të, të famshëm, fansa dhe më shumë. Tani, ata të gjithë janë mbledhur për të bërë nderimet e fundit.
Anabelmagazine