Eva Murati mendon se duhet të vendosë një hajmali në çdo foto që poston dhe për këtë ka një arsye të fortë
Prezantuesja e njohur Eva Murati ka përjetuar një moment të pakëndshëm teksa ka pësuar një incident duke dëmtuar syrin.
Modelja dhe influencuesja e njohur, ka shkëlqyer së fundmi me një album fotografik të postuar në rrjetet sociale, i cili tregon momentet e saj të paharrueshme në Bahrain. Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj një pasdite të paharrueshme ku ka marrë pjesë në një “Art Afternoon Tea” me rastin e përvjetorit të 50-të të artistit legjendar Bahrainas, Abbas Almosawi.
Mirëpo menjëherë pas këtij postimi, ajo ka postuar foton ku shihet me një shami duke mbajtur syrin.
“Këtu isha unë duke pritur makinën të më çonte në spital. Mendoj se duhet të vendos hajmali në çdo foto që postoj” shkruan ajo.
Living