Reagon Elia Zaharia, pasi prokuroria kërkoi 6 muaj burg!
Prokuroria e Tiranës ka dhënë këtë të mërkurë pretencën për sherrin që u bë publik pasi Princ Leka kishte filmuar përplasjen me Elian dhe ish-vjehrrin e tij. Organi i akuzës kërkon dënimin me 1 vit e 6 muaj burg për Princ Lekën, ndërkohë që për Elia Zaharinë 6 muaj burg dhe 1 vit për babanë e saj.
Prokuroria kërkon që dënimi t’iu konvertohet në shërbim prove, nëse të tre shpallen fajtor nga Gjykata. Vendimi i Gjykatës së Tiranës do të jepet më 13 dhjetor nga gjyqtarja Migena Laska. Të tre akuzohen për veprën penale “dhunë në familje”.
Elia Zaharia e pyetur nga Euronews Albania, tha se nuk ka koment për një çështje që është në gjykim dhe se po ndjek në heshtje procesin.
“Unë jam mirë, sot isha prezente pas çeljes së panairit dhe do jem për 3 ditë me radhë në ndjekje të përditshme. Unë pata kënaqësinë dhe privilegjin të prezantoj çeljen e Panarit të 27 të Librit. Komenti që kam është që i ftoj të gjithë në këto 5 ditë feste në ngjarjen më të madhe kulturore në vend. Libri është miku më i mirë, të mundëson të jetosh shumë jetë. Më vjen keq por nuk kam koment, çështja është në gjykim, unë respektoj në heshtje procesin”, tha Zaharia.
Bordo