Zonja që iu bë “nënë” 14 vjeçarit në momentet e fundit të jetës: “Nuk na ndihmoi asnjeri”
Një zonjë me zemër të madhe i është gjendur pranë djalit në momentet e fundit, i cili për fat të keq humbi jetën pasditen e djeshme në Tiranë pas zënkës që pati me shokun e tij të shkollës.
Zonja e ftuar në emisionin “Opinion” është shprehur se nuk pati ndihmë nga asnjë qytetar i pranishëm në vendngjarje për të shpëtuar 14 vjeçarin. Ajo e ka marrë e vetme në bashkëpunim me një farmaciste aty afër dhe janë mundur ta transportonin të miturin në spital. Por, pavarësisht ndihmës së tyre, ai nuk ja doli të jetonte.
“Dëgjova ulërimat papritur të njerëzve, të tregtarëve, hodha mishin dhe u sula drejt turmës. E hapa turmën. Thërrita për makina rreth e rrotull, pasi makina ime ishte mbas dyqanit të mishit, askush nuk erdhi. I lutesha furgonave, makinave askush nuk ndaloi. Pastaj shkova mora makinën time, i thoja njerëzve të vinte dikush me mua ti mbante plagën, po asnjë. Farmacistja Kristina Mici çante rrugën para me bori dhe unë shkoja pas saj. Djali u bë koshient dhe unë u gëzova. Thoshte “nënë, nënë”, i thash: “t’u bëftë nëna, bir i nënës, ti shpëtove, ne arritëm në spital”, është shprehur zonja.
living.al