Xhensila Myrtezaj zbulon për herë të parë portretin e të birit!

Xhensila Myrtezaj për 1-vjetor ka zgjedhur t’i dedikojë të birit Amen një këngë të ndjerë, teksa ka ndarë me publikun për herë të parë portretin e tij. Xhensila shprehet se Zoti e solli në jetë për të, për ti dhënë forcë për të mbijetuat, duke shtuar se derisa të rritet e të mësojë të vërtetën, ajo do të heshtë.

“Ti je furtuna e fatit për mua se era jote një botë më të mirë lajmëron. Ti je si asi nën mëngë dhe si uji i bekuar, ndrin çdo mëngjes ti si ylli polar që më mbron. Të solli ty Zoti për mua. Mirë se erdhe, më dhe dritë. Nga sytë e tu, botën shikoj”, thuhet në këngën dedikuar Amen.

Të solli Zoti ty për mua, zemrës time të vetmuar i dhe forcë të mbijetojë. Më shumë se veten time ty të dua, kapiteni ti më mua. Ti je gjithë bota që kam ëndërruar, biri im sa shumë të dua.

Me shumë trazira të solli furtuna e Nëntorit, ti i bëre lulet që të çelin për mua në vjeshtë. Gjersa të rritesh bir e të mësosh të vërtetën, unë do të bëj sikur nuk di dhe vetëm do të hesht”, thuhet ndër të tjera në tekstin e këngës.

Bordo