Monica Bellucci-t di si të jetë seksi edhe në moshën 60 vjeçare, fotot e fundit që morën gjithë vëmendjen
Aktorja e famshme, Monica Bellucci, ka realizuar së fundmi një set fotografik që ka marrë menjëherë vëmendjen e të gjithëve.
Edhe pse në të 60-at, pamja e saj mbetet e re, e bukur dhe e freskët, karakteristika të cilat shpesh ja vënë në dukje edhe fansat.
“Puna ime është aktrimi, trupi im është mjeti i punës sime. Megjithatë, trupi im ka ndryshuar dhe domosdoshmërish tregon histori të ndryshme nga 20 apo 30 vjet më parë”, ka thënë ylli i kinematografisë në një intervistë për “Paris Match”.
Ndër të tjera Monica Bellucci shtoi: “Ne nuk mund të luftojmë kundër kohës përgjithmonë. Në një moment duhet të bëjmë një armëpushim. Por për sa kohë që zgjoheni me shëndet të mirë, plakja bëhet një hir që ju ofron jeta. Ju keni mundësinë të shihni fëmijët tuaj të rriten, dhe të jeni pranë tyre”.
living.al