Jennifer Aniston i ruan ende veshjet e Friends

Courteney Cox ka treguar lidhjen e Jennifer Aniston ndaj veshjeve të Friends.

Kohët e fundit, në një intervistë me podcastin e Bella Freud-it, Fashion Neurosis, Cox foli për obsesionin e Jennifer Aniston mbi veshjet e Friends.

“Mund të kisha mbajtur çdo gjë tek [Friends] që doja, dhe nuk e bëra,” shpjegoi Monica e Friends. “Dhe nëse do të kisha, ndonjë nga rrobat që kisha, siç thashë më parë, thjesht më pëlqen të kthej modën”.

Ndërkohë, ajo theksoi se Aniston grumbulloi veshje nga sitcom-i i viteve ’90.

“Jennifer…ajo ka ende të njëjtat platforma. E kam fjalën për këpucët, ato me litarin rreth tyre. Ajo i kishte marrë ato. Ajo mori shumë fustane të Monikës dhe thotë: “Oh, po, e kam veshur këtë tek Friends.” Dhe dua të them, i duket shkëlqyeshëm asaj. Ajo ka forma të mrekullueshme dhe është e adhurueshme. Por unë jam si, ‘Pse do ta merrje këtë fustan të vogël me lule nga Friends?’ Por ajo mban gjithçka,” shtoi ajo.

Megjithatë, ajo tregoi se mbajti një xhaketën nga seriali, por nuk e ka më.

popart.al