Harry Styles shpallet mashkulli më seksi për vitin 2024
Harry Styles ka zënë vendin e parë si “muzikanti më seksi në planet”. Edhe këtë vit sondazhi i nga revista People, e cila mblodhi pothuajse 350,000 vota, shpalli si këngëtarin më seksi Harry Styles, 30 vjeç.
Vetëm disa ditë përpara zbulimit zyrtar të “Mashkulli më seksi i gjallë” më 12 nëntor, People raportoi se këtë garë edhe një herë e ka fituar Harry Styles. Për titullin, ylli i famshëm britanik pati një garë të fortë me Shaboozey, Zach Bryan dhe Role Model.
“Harry Styles tashmë e di se fitorja ka shije të ëmbël (në fund të fundit, ai ka fituar në këtë kategori shumë herë më parë), por ky vit ishte edhe më i shijshëm”, shkruan People përmes Billboard.