Tragjike / Humbin jetën në aksident prindërit e trajnerit të kombëtares U-21, Alban Bushi

Kanë humbur jetën në një aksident tragjik prindërit e trajnerit të Kombëtares “U-21”, Alban Bushi.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Egnatia”, në aksin Veria – Selanik, pranë Kouloura Imathias.

Furgoni me targa P”MX-8942″ i drejtuar nga 47-vjecari grek Marios Simitliotis është përplasur me automjetin tip “Mercedes-Benz” me targa shqiptare “AB 454 GF” që drejtohej nga 75-vjecari shqiptar Ali Bushi.

Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën 75-vjecari Ali Bushi dhe pasagjerja 71-vjecare Bukurije Bushi. I plagosur lehtë ka mbetur edhe shtetasi grek, i cili është arrestuar nga policia.

Ali dhe Bukurije Bushi janë prindërit e trajnerit të kombëtares “U-21” dhe ish-futbollistit Alban Bushi.

voxnews.al