“Është babai i fëmijës tim, por… ”, ndarja me sherr e konflikte për pronat, Maja akuza ish-bashkëshortit: Ka probleme me drogën e alkoolin!
Këngëtarja e njohur Maya është në një proces divorci me bashkëshortin e saj, Arben Ulbrich, pas ndarjes me sherr e konflikt mes tyre ku artistja hodhi akuza se ai e ka dhunuar, ndërsa arkitekti pretendoi se ajo donte t’i merrte pasurinë e djalin.
Maya është shprehur se procedurat për ndarjen e tyre s’kanë përfunduar ende, duke shtuar se shpreson që në nëntor të finalizohet procesi i divorcit.
“Divorci nuk ka përfunduar ende. Shpresoj që në nëntor të përfundojë, shpresoj. Është një temë që nuk di çfarë të them sepse u bë shumë pis, u morën gjëra të pavërteta dhe u nxorën si të vërteta”, tha ajo në një intervistë në emisionin “Rudina”.
Këngëtarja u shpreh se i shoqi po përdor djain e tyre për ta mërzitur, duke theksuar se nuk ka dashur që problemet e tyre të bëhen publike pasi ësgtë babai i fëmijës së saj.
“Babai i djalit, ai ka probleme shumë të theksuara prandaj u thashë të gjitha televizioneve kur po më merrnin që mos më merrni në këtë pikë sepse është babai i fëmijës tim, e kemi pasur si e kemi pasur hallin, herë ashtu, herë ashtu, janë probleme të mëdha edhe unë nëse do t’i them të gjitha këto gjëra, nuk është mirë, nuk ka nevojë të marrë vesh publiku tani të gjitha hallet tona që kemi, unë jam munduar të nxjerr pjesët e bukura. Unë e kam dashur shumë familjen, jashtëzakonisht shumë dhe sakrifikova shumë, humba shumë nga vetja, durova shumë gjëra që s’kisha pse, s’kisha asnjë interes, zero fare në asnjë drejtim, as financiar, as dashuror, asgjë zero dhe doja vetëm që djali të rritej me baba dhe i kalova të gjitha këto duke luftuar, i kalova vetëm e vetëm për atë fëmijë dhe ai fëmijë m’u bë prapë se shkonte ma merrte prapë i pirë nga kopshti, m’u rrezikua jeta e djalit, s’kisha më mundësi tjetër, nuk kisha më, ishte jo te muri, por pas muri. Nuk funksiononte më, ishte rrezik vdekjeje. Shkon pastaj dhe merr një video që e bën vetë, vjen te shtëpia ime sepse ishte e imja, u mundua ta merrte, ta bënte, nuk e mori dot, bëri dokumente false, çfarë po bëhet kështu, e rregulluam prapë me hipotekën, e kthyem prapë në gjendjen e mëparshme”, tha ajo.
Artistja pretendoi se ish-bashkëshorti i saj është përdorues droge dhe alkooli, ndërsa theksoi se ka luftuar shumë që ai të hiqte dorë, por nuk ndodhi.
Këngëtarja shtoi se Arben Ulbrich “është një natyrë kameleoni që është herë prift, herë hoxhë dhe është i ndikuar nga këto gjëra”.
“Të bësh gjithë këto sakrifica, të durosh kaq shumë padrejtësi sepse ishi im ka pasur problem shumë të madh me alkoolin dhe me drogën dhe i ka. Unë kam luftuar shumë fort, por shumë, shumë, shumë që të hiqte dorë nga kjo gjë dhe bëri një kurbë dikur, zgjati vetëm dy muaj e gjysmë dhe ishin dy muajt e gjysmë më të qetë të jetës sime. Por është një natyrë kameleoni që është herë prift, herë hoxhë dhe është i ndikuar nga këto gjëra. Televizionet tani, ti e sheh, unë po të them që ka shumë probleme, ti për çfarë e nxjerr atë, kush është ai që e nxjerr? Për çfarë? Përse? Përse duhet ta bësh këtë gjë? Përse duhet të luash me jetën e një fëmije?”, tha ajo.
Ndërsa shtoi: “Ai thotë s’më jep djalin ndërkohë që ai nuk vjen fare ta takojë. Djali është mirë sepse unë mundohem të bëj çdo lloj roli, mos t’i lë kohë bosh. Natyrisht që nuk bëj dot dhe babain, por s’kam çfarë bëj. Ai nuk vjen, nuk vjen as ta takojë, thotë “s’ma jep”. Hajde takoje, kush po ta mban? Vetëm gjëra false, gënjeshtra, “jam ky, jam ai”, asgjë zero, nga A te Zh, gënjen.
Po ç’ke? More një video, vjen te shtëpia ime, e manipulon, hoqi pjesën ku mua më shtyu, kastile e bëri videon, më shtyu mua, e ka hequr atë pjesë dhe më nxori mua sikur unë kërkova ndihmë kot. Por si do të kërkoj unë ndihmë kot kur s’më prek me dorë? Nejse, e bëri këtë gjë që t’i thoshte gjyqit e shikoni këtë që unë ta qëlloja, unë s’e qëllova normale se s’jam e çmendur dhe ai e nxori në atë mënyrë, më nxori mua gënjeshtare.”
Këngëtarja Maya akuzoi ish-bashkëshortin e saj për dhunë në familje. Në një vendim gjyakte që mban datën 19 mars 2024, bashkëshorti i Mayas (Fatbardha Ulbirch) urdhërohet t’i qëndrojë 200 metra larg.
“PER LËSHIMIN E URDHËRIT TË MENJËHERSHËM TË MBROJTJES ”
Gjykata e Shkallës Së Parë E Juridiksionit Të Përgjithshëm Tirane e përbërë nga: GJYQTARE FAHRIJE STRINGA (BUDO) Asistuar prej sekretares gjyqësore Geralda Pirra, në Tiranë sot në date 19.03.2024, mori në shqyrtim ne seancë gjyqësore çështjen civile që u përket:
PADITËS/E: Fatbardha Ulbrich me nr.tel. 069…….
I/E PADITUR DHUNUES: Arben Ulbrich me nr.tel..0039324…… në mungesë.
OBJEKTI: Lëshimin e urdhërit të mbrojtjes.
BAZA LIGJORE: Ligji Nr. 9669 dt. 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës ne marredhëniet familjare”.
Gjykata, pasi dëgjoi shpjegimet e pales paditëse, në mungesë të palës së paditur administroi provat shkresore nga Komisariati i Policisë nr.1 Tiranë, dëgjoi ne pretendime e fundit per paditësen, e shqyrtoi në tërësi çështjen, Dhe për sa më lart:
Gjykata në mbështetje të nenit 306 e vijues të K.Pr.Civile, dhe të Ligjit Nr. 9669 dat 18.12.2006, i ndryshuar, neni 17, 18;
Në një video të publikuar nga Ora News dhe të regjistruar nga bashkëshorti i saj, ku shihej Maja brenda banesës, për të cilën secili pretendon se është e tyre.
Shuaipi i kërkon Majës të largohet nga banesa sepse është e tija dhe sepse ka një urdhër mbrojtjeje, ndërsa kjo e fundit del në ballkon dhe bërtet “Ndihmë, ndihmë”, ndërkohë që lajmëron dhe policinë.
Pavarësisht ndërhyrjes së policisë, debati me tone të ashpra mes tyre ka vijuar.
Arben Shuaipi: Hë mo, ça bëni? Ça keni? Zbrit pak këtu poshtë. O zonjë zbrit pak se ke urdhër mbrojtje. Lajmëroje Policinë poshtë. Edhe mos provo të blesh gjëra këtu në shtëpi se nuk i ke blerë ti. Largohu pak që këtu. Zbrit poshtë! Jeni e lutur të zbrisni poshtë. Është prna ime
Maya Aliçkaj: Ju lutem më ka ardhur bashkëshorti, ngjitu larg. Duhet të rrijë 100 metra larg nga unë dhe po më kërcënon këtu. Ngjituni lart.
Arben Shuaipi: Zbrit poshtë, lajmërojë poshtë Policinë. Po, po, zbrisni poshtë. Okej, zbrisni poshtë Mos i kap me dorë gjërat e mia
Maya Aliçkaj: M’u largo këtej. Ndihmë, ndihmë! Pse më prek me dorë? Po më provokon? Më preke me dorë tani. O gangster, mos më kap mua me dorë
Arben Shuaipi: Ke një urdhërmbrojtje zbrit poshtë. Je e regjistruar e gjitha. Zbrit poshtë se ke hyrë këtu pa të drejtë.
Maya Aliçkaj: Ju lutem se po më kap me dorë. Jam me urdhër mbrojtjeje. Është shtëpia ime
Arben Shuaipi: Merre të iki. Jam me urdhër mbrojtje, okej? Ai është i qetë sepse nuk e ka problem. Merre në rajon të japë atje denoncime se ka bërë 20 denoncime, e njeh e gjithë rajoni. Kam urdhër mbrojtje, kjo vjen më kërcënon këtu që të më fusë brenda. Largohu larg moj thashë. Merre o zotëri. Merre të zbresi poshtë se do vij edhe unë në rajon. Tani zbriteni poshtë
Policia: Dëgjoje dhe atë zotëri. Fike telefononin
Arben Shuaipi: Unë jam Arben Ulbrich.
Maya Aliçkaj: Kam bërë shumë denoncime. Nuk dal nga shtëpia. Duhet të jem këtu. Kam çelësin e shtëpisë.
Arben Shuaipi: Largohu larg se nuk ke çelës shtëpie. Erdhi këtu u zu me punëtorët, isha në punë, do më përzënë nga puna.
Policia: Do vinë të dy në rajon.
Maya Aliçkaj: Ai nuk rri këtu, shtëpia është e imja.
Arben Shuaipi: Ik largohu! Ti po nuk ike do ikësh me shqelma. Largohu të thashë moj. Ti nuk ke punë me çelësin. Ik largohu në Gjykatë. Atje e ke. Ka bërë 20 denoncime. Kjo e ka gabim, budallallëk këtë. Vij unë tek inspektori. Zonja ka probleme të vijë në stacion.
Maya Aliçkaj: Mos fol me mua se e ke të ndaluar. E ka shqyer derën ka ndërruar bravën.
Arben Shuaipi: Kjo është e çmendur psikike. Dil jashtë o zonjë.
Maya Aliçkaj: Të më mbash mua shtëpinë me zor, por nuk ke shanse. Drogaxhi i mutit, ik hiq ndonjë vizë
Arben Shuaipi: Ik ore palaço grua.
Maya Aliçkaj: Do të më marrësh pasurinë.
Arben Ulbrich, ka rrëfyer versionin e tij, teksa është shprehur se dy vite më parë ka ngritur padinë për ndarjen nga këngëtarja. Ai theksoi se kur Maya ka kërkuar urdhër mbrojtje ka qenë në Itali, duke theksuar se pretendimet e saj ishin të pabaza dhe pa arsye.
“Me zonjën, kemi kaluar mirë, më vjen keq që situata e familjes sime u katandis në atë derexhe. Kam kërkuar që ndarja të bëhej në mënyrë konsensuale, asnjëherë nuk jemi ulur në tavolinë të ballafaqohem”, u shpreh ai, duke shtuar se këngëtarja kërkon që ai t’i lërë shtëpinë dhe fëmijën e tyre.
Gjithashtu ka pretenduar se Maya nuk e ka lejuar që të shohë të birin dhe ka shkuar ta marrë me patrullë policie, ndërsa theksoi se “me zonjën kemi kaluar mirë, më vjen keq që situata e familjes sime u katandis në atë derexhe”.
“Padinë e ndarjes e kam ngritur 2 vite më parë. Në 2022 kam kërkuar të ndahem, është bërë vetëm seanca e pajtimit, seanca e dytë u bë pardje. Në 14 do të paraqiten provat që kemi bërë ndaj njëri-tjetrit.
Në 2022, ka kërkuar të marrë një urdhër mbrojte, unë isha në Itali, pa prova dhe pa arsye. Unë e kam ankimuar dhe është rrëzuar mbrojtja për një vit. Ajo më akuzoi për dhunë verbale. Me zonjën, kemi kaluar mirë, më vjen keq që situata e familjes sime u katandis në atë derexhe. Kam kërkuar që ndarja të bëhej në mënyrë konsensuale, asnjëherë nuk jemi ulur në tavolinë të ballafaqohem. Nga atëherë, ka qenë një raport shumë shumë i vështirë. Ajo kërkon të largohem nga banesë duke i lënë pronësinë dhe fëmijën.
Një nga problemet kryesore, unë kam qenë në presion nga zonja, duke mos më dhënë fëmijën. Kur takoj fëmijën, herë pas herë kam publikuar dhe video, është një vendim i parakohshëm që unë dy herë në javë ta marr me videocall nga Italia dhe të shtunën ta takoj. Në vendimin e mëparshëm, thuhej se mund ta takoja 4 herë djalin dhe nuk më lejonte. Kam pasur problem të jashtëzakonshëm për të takuar fëmijën tim. Unë kam shkuar dhe me patrullë për të mbajtur fëmijën, një kalvar i vërtetë”, tha ai në “Shqipëria Live”, më 25 prill 2024.
voxnews.al