‘O ylli më i bukur i qiellit!’, Sheila Haxhiraj shkruan fjalë të dhimbshme për vëllain që u vetëvra

Pak orë pas ndarjes nga jeta në mënyrë tragjike të gardistit 37-vjeçar, ka reaguar motra e tij, këngëtarja Sheila Haxhiraj.

“O DIELLI im, o YLLI më i bukur i qiellit, o ENGJELLI më i bukur i parajsës ,motrën e ka marr malli që tani për ty, zemren time ma more ti sot me vete. Prehu në paqe i shtrenjti im,shpirti im…

Do të të dua përjetesisht deri në ditën që do jemi bashkë dhe përtej asaj jete. Qofsh i parajsës vëllai im”, shkruan ajo.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by SHEILA (@sheilahaxhiraj)

Henri Haxhiraj qëlloi veten me plumb në kokë ditën e sotme rreth orës 12:00. Ai ka qenë në banesën e tij në zonën e Qytet Studentit. Ndëkohë rreth 6 orë pasi u dërgua në spital, gardisti ka ndërruar jetë te Trauma.

37-vjeçari është vëllai i këngëtares së njohur Sheila Haxhiraj. Familjarët kanë deklaruar në polici se vuante nga depresioni, por nuk dihet nëse kurohej.

Living