Televizor i thyer, drogë dhe sende të tjera, pamjet nga dhoma e hotelit ku Liam humbi jetën. Telefonata: Është në ballkon, kam frikë se do bie

Këngëtari Liam Payne ka ndërruar jetë pasi ra nga ballkoni i dhomës së tij të hotelit në katin e tretë në hotelin CasaSur Palermo në Bueno Aires, Argjentinë.

TMZ dha fillimisht lajmin duke informuar lexuesit se Liam kishte “sjellje të çrregullt” pak para se të vdiste. Veprimet e tij tërhoqën vëmendjen e dukshme disa momente përpara rënies tragjike, pasi ai supozohet se theu laptopin e tij në holl dhe iu desh të transportohej në dhomë.

Pamjet nga dhoma e këngëtarit tregojnë një televizor të copëtuar, një substancë pluhur që besohet të jetë drogë dhe shumë sende të tjera, duke përfshirë qirinj, letër alumini, një enë sapuni Dove, një kuti me gaz të djegur, një çakmak, të shpërndara nëpër dhomë.

Menaxheri i hotelit nga ku ndërroi jetë këngëtari me famë botërore, Liam Payne, ishte ai që lajmëroi Policinë i pari.

“Një burrë agresiv, që mund të jetë, nën efektet e drogës dhe alkoolit, po shkakton zhurmë”, kështu u shpreh në telefonatën që i bëri policisë, menaxheri i hotelit.

Mediat raportojnë se menaxheri i hoteli njofton policinë duke thënë se në dhomë kishte drogë dhe mobiljet ishin shkatërruar. Ai i tha policisë së Liam ndodhet në ballkon dhe po sillet agresivisht dhe çuditshëm, ndërsa siç raportohet, shprehu frikën se mund të binte.

“Ka një njeri ne ballkon dhe ne kemi frikë se mund të bëjë diçka për të vënë në rrezik jetën e tyre”, tha menaxheri në telefonatën me policinë.

Payne gjithashtu postoi në Snapchat Story para vdekjes së tij. Edhe pse tani i fshirë, një nga postimet e tij sugjeroi se ai po kalonte një “ditë të bukur” gjatë pushimit me të dashurën e tij, Kate Cassidy.

Kjo e fundit u kthye në Florida në fillim të kësaj jave, ndërsa Liam qëndroi pas. Udhëtimi i yllit të One Direction në Argjentinë filloi në fillim të këtij muaji ndërsa ai shkoi për të mbështetur shokun e tij të grupit, Niall Horan, i cili po performonte atje.

voxnews.al