Meriton Mjekiqi do të ketë një emision në Top Channel?

Ish-banori i “Big Brother Vip Albania 3” duket se do të kthehet në ekran me emisionin e tij me të ftuar të famshëm, por që fokusohet edhe në zbulimin e talenteve të reja. Sipas “Vip Magazine”, Meriton Mjekiqi po punon mbi këtë projekt që e rikthen në ekran, por këtë herë në Top Channel, ku thuhet se moderatori do të ketë hapësirën e tij televizive.

Pas daljes nga reality show “BBVA 3”, Meritoni nuk ka pasur shumë dalje publike, të paktën në aspektin profesional. Prej disa kohësh, ai po e realizonte këtë format në kanalin e tij në YouTube, ndërsa tani njerëzit mund ta shohin atë në ekran.

Meritoni, nga ana e tij nuk ka reaguar zyrtarisht për këtë lajm, por sipas partneres së tij, Ilnisës, ata do të vijnë me projekte të mëdha.

Anabelmagazine