Në lidhje apo beqar? Stine i vë pikat mbi ‘i’, zbulon statusin e tij

Stine u rikthye një ditë më parë në “Kënga Magjike’. Pas 7 vitesh, Stine vendosi të bëhet pjesë e garës muzikore me këngën “E treta e vërteta”. Por para garës, ai u bë pjesë e lojës dhe e një dialogu të shkurtër me Ardit Gjebrean.

Ky i fundit, s’mund të rrinte pa e ngacmuar edhe për dashurinë, e mirë bëri. Themi këtë pasi u desh kjo lojë që Stine të zbulonte se është i dashuruar.

Biseda mes tyre:

Ardit Gjebrea: Si i ke punët me dashurinë, sa për merak pyes…

Stine: Tani, në këto momente?

Ardit Gjebrea: Po!

Stine: Mirë, shumë mirë. Marshallah!

Ardit Gjebrea: Ti gjithë jetën i ke pasur mirë, po për këto momente po flas…

Më pas, gjatë lojës, Stine konfirmoi edhe një herë:

“Jam i dashuruar, kam nusen në shtëpi”.

Kohë më parë, Stine dhe partnerja e tij u bënë pjesë e mediave rozë pas një ndarjeje që të dy e konfirmuan publikisht, tashmë ajo kohë ka mbetur pas.

iconstyle.al