Rona Nishliu na tregon dy ushqimet e preferuara që i pëqejmë të gjithë
Këngëtarja Rona Nishliu nuk është shumë aktive në rrjetet sociale, mirëpo, së fundi, nuk i ka rezistuar tundimit të ushqimeve të saj të preferuara dhe i ka ndarë me ata që pëlqejnë profilin e saj.
Të parat janë qoftet me bukë dhe pastajnë vjen kulaçi në furrë që në Kosovë quhet bogaçe, ndryshe nga buka me byrek që quhet kështu në Shqipëri.
‘Nuk ka si buka me qofte në Mitrovicë, shtojini vetëm kripë dhe piper, asgjë tjetër’, thotë Rona ndërsa duket se e shijon shumë ushqimin e saj.
Pak ditë më pas ka folur për shijen e kulaçit të ngrohtë që e shoqëron me një tjetër recetë të vendit të saj, hajvarin dheeee sigurisht, djathë të bardhë!
Super zgjedhje, Rona! / Living