Tre partneret e Ledri Vulës dhe marrëdhënia e tyre me njëra tjetrën
Reperi i njohur Ledri Vula ka nisur një lidhje të re dashurie, një vit pas ndarjes nga blogerja Sara Hoxha. Së fundmi, është publikuar një foto ku shihet ai duke shijuar pushimet me Rina Zaitin, një vajzë që ka marrë vëmendje për disa detaje interesante nga e kaluara e saj.
Çfarë e bën këtë histori më intriguese është fakti që vetëm një muaj më parë, Rina komentonte në postimet e ish-partneres së Ledrit, Sara Hoxhës. Në një nga postimet, ajo shkruante: “Dy mama të bukura”, duke sugjeruar për një marrëdhënie miqësore mes tyre, e cila tani duket se ka marrë një kthesë tjetër, pas zbulimit të lidhjes së saj me Ledrin.
Një tjetër detaj që shton dramën është marrëdhënia e afërt mes Rinës dhe këngëtares Dafina Zeqiri, e cila është ish-partnerja e Ledrit. Kujtojmë që një verë më parë, Dafina ishte përfshirë në një debat publik me Ledrin dhe Sarën, duke shtuar një tjetër kapitull në këtë histori të ndërlikuar VIP-ash.