Jennifer Lopez sërish në lidhje me Alex Rodriguez? Dyshja nuk i shpëton paparacëve

E gjendur ende nën ujërat e divorcit me aktorin e famshëm Ben Affleck, Jennifer Lopez e ka gjetur kohën edhe për të kaluar disa çaste romance me ish-in e saj Alex Rodriguez.

Dyshja u panë teksa ecnin së bashku të përqafuar, në një shëtitje të qetë të mërkurën në Nju Jork.

Jennifer e veshur me një palë streçe me lule dhe një crop-top të bardhë dhe me atlete, shoqërohej nga Alex i veshur po aq sportiv me tuta dhe atlete.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Popular (@f2cmedia)

Ish-asi i bejsbollit, 48 vjeçari Alex Rodriguez, i cili dukej shumë i buzëqeshur në dalje me Lopez, ndoshta është një nga momentet që me zor e ka pritur edhe pse ai në deklaratën e fundit është shprehur se nuk ishte penduar për ndrjen nga ylli i skenës. E ndërsa flasim për këngëtaren e famshme, mund të themi se ajo tashmë ja ka marrë dorën ish-ave të saj.

living.al