Vëmendje! Mos ndoshta Arbana na tregoi emisionin e ri?

Përshëndetje! Gushti ishte shkretëtirë dhe VIP-at shqiptarë ranë në qetësi absolute, por duket se tani nështator ‘u ka ndryshuar gjaku’ dhe janë më aktivë se kurrë. Rishtazi, Arbana Osmani bëri një postim në Instagram dhe pyeti ndjekësit nëse do të funksiononte një emision si “Love is Blind” në Shqipëri.

Me një foto nga televizori i shtëpisë, duke parë “Love is Blind” në Netflix, Arbana mund të na ketë dhënë një ‘detaj’ për emisionin e ri ku mund ta shohim, ose bazuar nga reagimet e ndjekësve, mund ta çojë më tej idenë e sjelljes së “Love is Blind” në Shqipëri.

Vëmendje! Mos ndoshta Arbana na tregoi emisionin e ri?

Ky emision është i ngjashëm me “Love Island”, i moderuar nga Luana Vjollca, ndaj duke parë suksesin e tij, ndoshta Arbana po mendon të sjellë një format të ngjashëm.

Rikujtojmë se në një intervistë për “T7”, Arbana u shpreh se do të rikthehet në ekran: “Në sezonin e ri, edhe unë do të jem në ekran”, tha ajo e buzëqeshur.

Vëmendje! Mos ndoshta Arbana na tregoi emisionin e ri?

I krijuar nga Chris Coelen, “Love is Blind” ka bërë namin në Netflix dhe është një reality show ku vajza dhe djem kërkojnë dashurinë. Ata e gjejnë dhe mund të fejohen, por në mes ka diçka që ndoshta shumë prej nesh nuk e percepton dot: Ata i bëjnë të gjitha këto para se të takohen me njëri-tjetrin, sepse fundja, ‘dashuria është e verbër’. Pak a shumë si ato dashuritë në Facebook.

Anabelmagazine