Si Angelina Jolie dhe Brad Pitt e shmagën përballjen në Festivalin e Filmit në Venecia

Angelina Jolie dhe Brad Pitt shkëlqyen në Festivalin e Filmit në Venecia, por mos prisni që t’i shihni ata të ecin bashkë nëpër rrugët e Italisë. Madje, rrugët e tyre ishin të ndara edhe gjatë pjesëmarrjes në këtë aktivitet të rëndësishëm, pasi gjithçka ishte llogaritur mirë që ata mos të kishin një përballje mes tyre në tapetin e kuq.

Drejtori artistik i festivalit, Alberto Barbera, foli së fundmi për “Vanity Fair” dhe natyrisht që shmangia e një përballjeje ishte e planifikuar nga vetë eventi.

“Angelina ishte në ditën e parë të festivalit dhe u largua më pas me regjisorin Pablo Larraín, për të marrë pjesë në një tjetër festival filmi, atë të “Telluride” në Kolumbi. Ndërsa, Brad mbërriti në Venecia të shtunën, bashkë me partneren e tij. Ndaj, nuk kishte asnjë mënyrë që ata ta takonin njëri-tjetrin,” u shpreh ai.

Një burim tha për “People” se Brad Pitt dhe Angelina Jolie nuk kanë bërë kërkesë specifike për këtë detaj, por “organizatorët u treguan mjaft të kujdesshëm sa ta realizonin atë”.

Kujtojmë që Angelina Jolie paraqiti kërkesë për divorc nga Brad Pitt në vitin 2016, por ndarja e tyre nuk është zgjidhur ende, pasi ata luftojnë në gjykatë për pronësinë e kantinës së verës “Chateau Miraval” dhe kujdestarinë e gjashtë fëmijëve të tyre.

Angelina Jolie ka kujdestarinë e plotë ndaj gjashtë fëmijëve të saj, ndërsa Brad Pitt ka të drejtën e takimit me ta. Sipas mediave, Brad Pitt nuk ka pothuajse asnjë kontakt me fëmijët e tij të rritur, por ka të drejtën e vizitës ndaj fëmijëve më të vegjël. Brad u shfaq në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Venecia me partneren Ines de Ramon, duke zyrtarizuar kështu romancën me të.

Anabelmagazine