*”Shqip-Hop Fest 3: Festivali që Do të Dridhë Tiranën”*

Në zemër të Tiranës, më 5 shtator 2024, pritet të ndodhë një nga ngjarjet më të rëndësishme të vitit për dashamirësit e kulturës Hip-Hop në Shqipëri, jo dhe vetëm.

Shqip Hip-Hop Fest 3 pritet të bëjë histori në kryeqytet duke sjellë emrin më të madh të hip hopit botëror që ka performuar në Shqipëri, RICH THE KID.

Ai ka publikuar më shumë se 7 albume, dhjetëra hite e me bashkëpunime me emra si Kanye West, Kendrick Lamar, Nicki Minaj, Lil Wayne, Future, Post Malone etj.

Aktualisht, bashkëpunimi me Kanye West, “CARNIVAL” kryeson playlistat e Billboard si një nga tre këngët më të dëgjuara të vitit 2024 dhe numëron mbi 500 milion streams në Spotify.

Por Shqip-Hop Fest 3 nuk është vetëm për yjet ndërkombëtarë. Festivali është një mundësi e shkëlqyer për të parë dhe dëgjuar disa nga emrat më të mëdhenj të skenës shqiptare të Hip-Hop-it, duke përfshirë Big Basta, Buta, Killua, Lluni dhe Blleki. Këta artistë do të sjellin në skenë hitet e tyre më të njohura dhe do të krijojnë një atmosferë të papërsëritshme, që do të nxisë të gjithë publikun të kërcëjë dhe të këndojë së bashku me ta.

Përveç performancave muzikore, Shqip-Hop Fest 3 do të ofrojë gjithashtu një seri aktivitetesh të tjera që lidhen me kulturën Hip-Hop, duke përfshirë breakdance, graffiti live, dhe elementin DJ. Këto aktivitete do të krijojnë një ambient të gjallë dhe dinamik, duke e bërë festivalin një eksperiencë të plotë dhe të pasur për të gjithë pjesëmarrësit.

Biletat për Shqip-Hop Fest 3 janë tashmë në shitje, dheinteresimi është përtej pritshmërive me një cmim shumë të aksesueshëm. Ky festival pritet të mbledhë mijëra pjesëmarrës nga e gjithë Shqipëria dhe më gjerë, duke krijuar një atmosferë unike që vetëm Shqip-Hop Fest mundtë ofrojë. Nëse jeni një adhurues i kulturës Hip-Hop, ky është një eveniment që nuk duhet humbur. Shijoni muzikën, artin, dhe energjinë e Shqip-Hop Fest 3 më 5 shtator në Parkun Europa në zemër të Tiranës!

www.story.al