I gjatë dhe king: Ja kush është i dashuri i ri 28 vjecar i Madonës 66 vjeçe!

Është sezoni i Luanit dhe Madonna ka shumë arsye për të festuar: Pas turneut të saj të madh ndërkombëtar, i cili zgjati nga tetori 2023 deri në maj të këtij viti, këngëtarja “Like A Prayer” po vazhdon të shijojë vëmendjen pasi hiti i saj i viteve 1980 është kthyer në top-lista pasi u shfaq në filmin e ri “Deadpool” dhe “Wolverine”.

Tani mbretëresha e popit botëror është duke e shënuar ditëlindjen e saj të 66-të në Portofino, Itali në pronën private të Dolce & Gabbana – dhe ka ndezur thashethemet për lidhje me një 28 vjecar mjaft simpatik. Akeem Morris, një futbollist nga Xhamajka, është shfaqur gjithnjë e më shumë në Instagramin e këngëtares.

Madonna dhe Akeem e kanë njohur njëri-tjetrin prej vitesh, por thashethemet për lidhje qarkulluan vetem tani se fundi.

Bordo