Kourtney Kardashian konfirmon shtatzëninë e saj?!

Kourtney Kardashian ka publikuar disa fotografi në Instagram për reklamën më të fundit të markës së saj, “Lemme”.

Në këto fotografi, 45-vjeçarja shihet duke pozuar dhe ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte fotografia ku ajo mban barkun e saj.

Ndjekësit e saj në komente kanë shprehur bindjen se Kourtney është sërish shtatzënë.

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker, në nëntor të vitit të kaluar, u bënë prindër të një djali të quajtur Rocky. Për 45-vjeçaren dhe muzikantin 48-vjeçar, Rocky është fëmija i tyre i parë së bashku.

Kourtney ka tre fëmijë nga ish-bashkëshorti i saj, Scott Disick, ndërsa Barker gjithashtu ka tre fëmijë nga ish-bashkëshortja e tij, Shanna Moakler.

iconstyle.al