Habit personazhi i njohur: Fëmijët e mi duan të më gjejnë të dashur
Kim Kardashian zbuloi se fëmijët e saj përpiqen ta ndihmojnë të gjejë një partner, por ajo nuk është ende gati, gjatë një paraqitjeje të mërkurën në “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”.
Ylli 43-vjeçar i televizionit është pyetur për jetën e saj sentimentale nga Jimmy, 49 vjeç, ndërsa shkëlqente në një veshje tërheqëse të bardhë, që përfshinte një bluzë me rripa dhe një fund të gjatë.
“Çfarë po ndodh me jetën tënde sentimentale? A po del me dikë?”, e pyeti Jimmy drejtpërdrejt, pasi bisedoi me Kimin për karrierën e saj në rritje si aktore, shkruan DailyMail.
“Oh, mendova se po flisje për një skenë dashurie në një shfaqje”, u përgjigj Kim duke shkaktuar të qeshura në mesin e publikut në New York City.
“Jo”, shtoi ajo.
“Je beqare?”, pyeti Jimmy.
“Po”, konfirmoi Kim.
“Është shumë qesharake sepse fëmijët e mi përpiqen të më gjejnë një partner, sikur janë të gatshëm tani, por unë nuk jam”, tha Kim, e cila ka katër fëmijë: North, 11 vjeçe, Saint, tetë vjeç, Chicago, gjashtë vjeçe dhe Psalm, pesë vjeç, me ish-bashkëshortin Kanye West, 47 vjeç.
“Ata janë shumë të veçantë, si p.sh. vijnë në shtëpi dhe bëjnë lista”.
infokosova.net