Krimi i dyfishtë në Konispol, Softa: Një ndër pistat është se djali mund t’i ketë vrarë të dy prindërit

Eksperti i Sigurisë, Fatjon Softa në një inervistë në Ora News u shpreh se një ndër pistat për krimin e dyfishtë në Konispol është se djali mund ti ketë vrarë të dy prindërit.

Softa: Është një fatkeqësi e madhe të mendosh se në atë moshë që janë ata pra guaja e ndjerë 66 vjeçe dhe ai (autori) 69 vjeç në një moment të vështirë që në fund të fundit kanë punuar një jetë të tërë dhe duhet të gëzojnë atë moshën e tretë, pikërisht në këto momente jetojnë mes konfliktit dhe tragjedisë.

Sigurisht që nuk është rasti i parë, raste të tilla janë të përsëritura.

Po ndodhin gjithmonë e më shumë, është një fenomen në rritje.

Unë mendoj se mund të kemi dy pista hetimi.

I dyshuari bashkëshorti ka vrarë gruan pasi është kthyer nga kullosja e bagëtive dhe ka ndodhur konflikti.

Pista e parë pra kur e ka vrarë në sy të mbesës.

Pista e dytë është se ai (djali) mund ti ketë vrarë të dy prindërit.

Ora News