Armiku i betuar i Ervis Martinajt/ GJKKO lë në burg Leonard Dukën
Gjykata e Posaçme la sot në masën “arrest në burg” Leonard Dukën, i cili u ekstradua pak ditë më parë nga Belgjika.
Ai akuzohet për një sërë veprash penale: “Vrasja me dashje”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Sigurimi i kushteve për vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Duka njihet edhe si armiku i betuar i Ervis Martinajt, teksa nga dosjet e SPAK u zbulua edhe plani i tij për të eliminuar mbretin e lojërave të fatit, i zhdukur prej dy vjetësh.