Njihuni me djalin e Dr. Skerdit dhe kërkesën e tij të veçantë për 18-vjetor

Doktor Skerdi apo siç publiku e njeh si doktori i VIP-ave është ndër personazhet më popullorë në Shqipëri, pavarësisht profesionit të tij. Edhe pse në shumë dalje televizive, ai nuk ka ndarë shumë me ne përsa i përket jetës private. U desh që vajza e tij Elena të mbushte 18 vjeç që në vitin 2019 të na prezantonte vajzën e tij.

Ndërsa tani paska ardhur koha që ai të na prezantojë me të birin i cili mban një emër tipik shqiptar, Gjergj i cili mbushi 18 vjeç të shtunën e shkuar dhe e priti ditëlindjen në një festë të organizuar me miqtë e tij, familjarë dhe staffin e KEIT. Ndryshe nga të rinjtë e tjerë, edhe pse i lindur dhe rritur në Romë, Gjergji zgjodhi që si dhuratë për ditëlindje të mbjellë një pemë në Tiranë.

Si një kontribues i vazhdueshëm për nismat e ndryshme sociale Dr. Skerdi vendosi të dhurojë jo një, por 18 pemë në Tiranë, si simbol i 18-vjetorit të djalit të tij dhe të rrënjëve shqiptare. Ky kontribut përveç mbrojtjes së mjedisit vjen dhe si një mesazh për të parandaluar largimin e të rinjve nga Shqipëria, një nismë kjo e ndërmarrë nga Dr. Skerdi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Skerdi Faria (@skerdi.faria)

Kujtojmë se të dy fëmijët e Dr. Skerdit janë të përfshirë në nismat sociale dhe se të dy në 18-vjetorin e tyre, kanë dëshmuar se fakti i të qenit një person madhor sipas ligjit shkon përtej përgjegjësive vetjake por duke kontribuar në komunitet. Elena në 18-vjetorin e saj dhuroi gjak ndërsa Gjergji mbolli pemë duke sjellë kështu shembuj pozitiv dhe frymëzues për të rinjtë, duke i inkurajuar ata të kontribuojnë në shoqëri dhe të qëndrojnë në Shqipëri për të ndërtuar një të ardhme më të mirë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Skerdi Faria (@skerdi.faria)

www.story.al