Sa shumë vajza në jetën e Robert Berishës! Zbuloni misteret e një babai si ai

Këngëtari i njohur dhe ish-fermeri i “Ferma VIP”, Robert Berisha përmes disa postimeve në rrjetet sociale ka treguar se vajza e tij e madhe, Aarona feston ditëlindjen dhe mbush 16 vjeçe.

“Me vajzën time Aarona! Gëzuar ditëlindjen e 16-të”, shkruan ish-fermeri në foton e publikuar në Instastory.

Por, gjithashtu ai ka ndarë një tjetër foto me të dy motrat, Aaronën dhe Renee. Renee ka ardhur në jetë nga romanca e Robertit me këngëtaren e njohur Nora Istrefin, ndërsa Aarona vjen nga një ish lidhje e tij e shumë viteve më parë.

Nga fotot e publikuara është vënë re se pjesë e takimit të Robertit me vajzat ka qenë dhe partnerja e tij, Ana.

Kujtojmë se Robert Berisha konfirmoi lidhjen me Anën gjatë eksperiencës në “Ferma VIP”. /vizionplus.tv