U bë viral në Lojërat Olimpike, zbulohet shuma marramendëse që përfiton Snoop Dogg

Snoop Dogg, reperi, aktori dhe producenti muzikor amerikan, ishte një nga figurat kryesore në Olimpiadën e Parisit.

52-vjeçari është veshur si kalorës gjatë një gare me kuaj, por ndër të tjera është parë edhe në garat e gjimnastikës për femra, volejbollit në plazh, dhe në xhudo.

Mediat amerikane raportojnë se Snoop Dogg mund të jetë paguar rreth 500 mijë dollarë në ditë, nga televizioni NBC, gjigandi mediatik e dërgoi për të pasqyruar Lojërat Olimpike të Parisit.

Me pak fjalë, reperi mund të fitojë një shumë prej rreth 8 milionë dollarësh nga aktiviteti në Francë.

tpz.al